Rreth Nesh
Scripture Union KosovaMisioni
Sot, Scripture Union Kosova, është anëtare e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK). Projektet e SU Kosova përfshijnë: ‘
- Publikime të materialeve të ndryshme për fëmijë dhe të rritur;
- Kampe Verore për fëmijët dhe të rinjtë;
- Organizimin dhe përkujdesjen për “Ligën Krishtere në Futboll”;
- Organizimin e konferencave për çiftet e martuara;
- Përkthimin e “Projektit Online BIBLA” dhe vënien e tij në dispozicion falas përmes platformës YouTube;
- Mirëmbajtjen dhe shpërndarjen falas të aplikacionit dhe kurrikulës për fëmijë “Rojet nga Ankora”.
- Shpalljen e Lajmit të Mirë të Zotit tek fëmijët, të rinjtë dhe familjet;
- Nxitjen e njerëzve nga të gjitha moshat për ta takuar Zotin çdo ditë duke u lutur dhe studiuar Biblën, në mënyrë që ata ta njohin Zotin tonë Jezus Krisht në mënyrë personale; duke u rritur në të dhe duke u bërë të përkushtuar në kishën e tyre dhe shërbëtorë në botën që ka nevojë për ta.
Duke bashkëpunuar me kishat, SCRIPTURE UNION synon ta bëjë të njohur Lajmin e Mirë të Perëndisë për fëmijët, për të rinjtë dhe për familjet e tyre, si dhe për t’i inkurajuar njerëzit e të gjitha grup moshave të takojnë përditë Perëndinë, përmes Biblës dhe lutjes që ata të besojnë personalisht te Zoti ynë Jezus Krisht, të rriten në pjekurinë e Krishterë dhe të bëhen anëtarë të përkushtuar të kishës, ashtu edhe shërbëtorë në një botë nevojtare.
Femijet
POLITIKA PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE
Scripture Union Kosova zbaton rregulla strikte për mbrojtjen e fëmijëve. SU Kosova është nënshkruese e dokumentit “Udhëzues për mbrojtjen e fëmijëve” të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK). Bordi i SU Kosova e ka adaptuar dhe miratuar Politikën për Mbrojtjen e Fëmijëve të Scripture Union International: “Standardet ndërkombëtare minimale për zhvillimin e politikave për mbrojtjen, sigurinë dhe kujdesin e fëmijëve nëpër lëvizjet kombëtare të Scripture Union”.

Shkarkoni Dokumentin
POLITIKA PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE
Scripture Union Kosova zbaton rregulla strikte për mbrojtjen e të dhënave që i mbledh nga punonjësit, vullnetarët apo cilado palë e interesit.
Bordi i SU Kosova e ka adaptuar dhe përditësuar Politiken për Mbrojtjen e të dhënave të Scripture Union Internacional e shpallur në formën e Njoftimit për Ruajtjen e të Dhënave.
Ky dokument, është obligator për çdo anëtar të Bordit, punonjësit dhe vullnetarët, respektivisht bashkëpunëtorët në terren të SU Kosova.
Kush jemi ne?
UDHËHEQJA
Organizimi strukturor i SU Kosova është në formën e një fondacioni. Bordi është organi më i lart vendimmarrës. Ai përbëhet nga 5-7 anëtar të profileve të ndryshme
Bordi

Pastor Jeton Sokoli
Kryesuesi i Bordit

Pastor Gani Smolica
Anetar i Bordit

Pastor Hilki Berisha
Anetar i Bordit

Caleb Chesnut
Anetar i Bordit

Lavdim Musliu
Arkëtar
Stafi

Pastor Driton Krasniqi
Drejtor Kombëtar

Fidan Bejtullahu
Staf Vendor

Bernard Maksuti
Llogaritar