Sporti dhe Jezusi

Shërbesë me Sportistë

Kosovarët janë shumë të pasionuar pas sportit. Kosova është një shtet i ri dhe vetëm në vitet 2017 dhe 2018 Kosova është pranuar në institucionet sportive ndërkombëtare. Në mesin e sporteve, futbolli është më i popullarizuari, pasuar nga basketbolli. Xhudo është po ashtu një sport i dashur në mesin e rinisë. Mbase kjo për faktin se Majlinda Kelmendi nga Peja është xhudistja kampione e botës.

Edhe kishat e Kosovës e parapëlqejnë sportin si mënyrë e lidhjes së miqësive. Shumica preferojnë futbollin, por ka edhe të atillë që i duan sportet e ambienteve të mbyllura, siç është ping-pongu.

SU Kosova ka qenë e përfshirë në kisha të ndryshme duke qëndruar përkrah tyre dhe të sigurojë të gjitha mbështesin që ata e përdorin këtë si një mjet të mirë për të arritur.

Turneu i Pashkës

E hëna e Pashkës është ditë pushimi në Kosovë për të gjitha institucionet e vendit. Këtë të hënë, të gjithë të rinjtë qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Për dallim prej vendeve me shumicë të popullatës së Krishtere ku besimtarët shkëmbejnë vizita familjare, në Kosovë kjo nuk është gjithmonë e mundur. Prandaj, ishte e nevojshme të bëhej një organizim i cili i tubon të rinjtë në një mjedis relaksues. Kështu pati filluar ideja e turneve sportive. Meqenëse gjatë kësaj kohe kujtojmë ringjalljen e Zotit Jezus Krisht nga vdekja, moto e Turneut të Pashkës në Futboll “FESTOJMË RINGJALLJEN”, u bë slogani i kësaj ngjarjeje të madhe vjetore.

Së shpejti, këto turne u bënë të famshme jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri dhe në vendet tjera fqinje. Rreth 150 të rinj të krishterë dhe myslimanë bëhen bashkë për të luajtur. Para fillimit të çdo ndeshje, të gjithë pjesëmarrësit ulen dhe me ta ndahet mesazhi i Ringjalljes. Këtë zakonisht e bën një mysafir special që nga nderon me praninë e tij.

Ky aktivitet ka bashkuar te krishterët dhe myslimanët, në kryeqytetin e Kosovës ne Prishtinë. Në fund të turneut njëditor të Pashkës, vendi i parë dhe vendi i dytë shpërblehen me nga një kupë. Gjatë këtyre viteve sa Scritpure Union e ka organizuar këtë turne, fituesit e kupës vijnë nga Malisheva, Gjakova por edhe nga Tirana. Turneu i Pashkws wshtw ngjarja me e madhe

Liga Krishtere në Futboll

Liga Krishtere në Futboll (LKF) është një organizim vullnetar në futboll amator. Është themeluar në vitin 2018 në Prishtinë, një tubim me sportdashës krishterë. Të gjithë ndanin mendimin se duhet të ketë një lidhshmëri mes Turnet të Pashkës dhe kësaj Lige.

Pas themelimit të LFK-së, kishat formuan klubet e tyre sportive dhe u bë hedhja e shortit për lojëra mes këtyre skuadrave. Sipas planit vjetor, çdo ekip futbolli i zhvillon 12 ndeshje në vit – një muaj si nikoqir e tjetrin muaj si mysafir. Ekipi me më së shumti pikë të tubuara, ndeshen për Super Kupën kombëtare, me fituesin e kupës së ligës krishtere të Shqipërisë,

Këshilli Drejtues i LKF-së e ka adaptuar Rregulloren e Futsalit të FIFA-s. Po ashtu kanë rënë dakord që para fillimit të çdo ndeshjeje, nikoqiri do të organizojë një devocion 10 minutash për të gjithë lojtarët.

Të gjithë personat e përfshirë në çfarëdo niveli (lojtar, menaxher, koordinator) e kanë përgjegjësinë që të sillet sipas standardeve më të larta biblike dhe të sigurojë që reputacioni i secilës ndeshje të jetë i lart. Ndërtimi dhe kultivimi i marrëdhënieve mes lojtarëve e ekipeve shtrihet mu në zemër të LKF-së.