Rreth Nesh

Scripture Union Kosova

Misioni

Scripture Union Kosova, e njohur po ashtu me shkurtesën SU Kosova, është një organizatë e Krishterë ndër denominacionale, e cila në Kosovë ishte themeluar në vitin 2014. Që nga ai vit, ne jemi bërë pjesë e pjesë e familjes së madhe të Scripture Union International, e cila ka një shtrirje në rreth 130 vende të botës përmes lëvizjeve kombëtare. Scripture Union ishte themeluar para 150 vitesh me fillet e shërbesës së saj në Skotlandë të Mbretërisë së Bashkuar.

Sot, Scripture Union Kosova, është anëtare e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK). Projektet e SU Kosova përfshijnë: ‘

  • Publikime të materialeve të ndryshme për fëmijë dhe të rritur;
  • Kampe Verore për fëmijët dhe të rinjtë;
  • Organizimin dhe përkujdesjen për “Ligën Krishtere në Futboll”;
  • Organizimin e konferencave për çiftet e martuara;
  • Përkthimin e “Projektit Online BIBLA” dhe vënien e tij në dispozicion falas përmes platformës YouTube;
  • Mirëmbajtjen dhe shpërndarjen falas të aplikacionit dhe kurrikulës për fëmijë “Rojet nga Ankora”.
Scripture Union Kosova ka për synon që duke punuar me të gjitha kishat e Kosovës ta përmbush misionin e vet për:

  • Shpalljen e Lajmit të Mirë të Zotit tek fëmijët, të rinjtë dhe familjet;
  • Nxitjen e njerëzve nga të gjitha moshat për ta takuar Zotin çdo ditë duke u lutur dhe studiuar Biblën, në mënyrë që ata ta njohin Zotin tonë Jezus Krisht në mënyrë personale; duke u rritur në të dhe duke u bërë të përkushtuar në kishën e tyre dhe shërbëtorë në botën që ka nevojë për ta.

Duke bashkëpunuar me kishat, SCRIPTURE UNION synon ta bëjë të njohur Lajmin e Mirë të Perëndisë për fëmijët, për të rinjtë dhe për familjet e tyre, si dhe për t’i inkurajuar njerëzit e të gjitha grup moshave të takojnë përditë Perëndinë, përmes Biblës dhe lutjes që ata të besojnë personalisht te Zoti ynë Jezus Krisht, të rriten në pjekurinë e Krishterë dhe të bëhen anëtarë të përkushtuar të kishës, ashtu edhe shërbëtorë në një botë nevojtare.

Femijet

POLITIKA PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE

Scripture Union Kosova zbaton rregulla strikte për mbrojtjen e fëmijëve. SU Kosova është nënshkruese e dokumentit “Udhëzues për mbrojtjen e fëmijëve” të Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK). Bordi i SU Kosova e ka adaptuar dhe miratuar Politikën për Mbrojtjen e Fëmijëve të Scripture Union International: “Standardet ndërkombëtare minimale për zhvillimin e politikave për mbrojtjen, sigurinë dhe kujdesin e fëmijëve nëpër lëvizjet kombëtare të Scripture Union”.

Shkarkoni Dokumentin

Ky dokument, është obligator për çdo anëtar të Bordit, punonjësit dhe vullnetarët, respektivisht bashkëpunëtorët në terren të SU Kosova

POLITIKA PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE

Scripture Union Kosova zbaton rregulla strikte për mbrojtjen e të dhënave që i mbledh nga punonjësit, vullnetarët apo cilado palë e interesit.

Bordi i SU Kosova e ka adaptuar dhe përditësuar Politiken për Mbrojtjen e të dhënave të Scripture Union Internacional e shpallur në formën e Njoftimit për Ruajtjen e të Dhënave.

Ky dokument, është obligator për çdo anëtar të Bordit, punonjësit dhe vullnetarët, respektivisht bashkëpunëtorët në terren të SU Kosova.

Kush jemi ne?

UDHËHEQJA

Organizimi strukturor i SU Kosova është në formën e një fondacioni. Bordi është organi më i lart vendimmarrës. Ai përbëhet nga 5-7 anëtar të profileve të ndryshme

Bordi

Pastor Jeton Sokoli

Pastor Jeton Sokoli

Kryesuesi i Bordit

Pastor Gani Smolica

Pastor Gani Smolica

Anetar i Bordit

Pastor Hilki Berisha

Pastor Hilki Berisha

Anetar i Bordit

Caleb Chesnut

Caleb Chesnut

Anetar i Bordit

Lavdim Musliu

Lavdim Musliu

Arkëtar

Stafi

Pastor Driton Krasniqi

Pastor Driton Krasniqi

Drejtor Kombëtar

Fidan Bejtullahu

Fidan Bejtullahu

Staf Vendor

Bernard Maksuti

Bernard Maksuti

Llogaritar

Adresa dhe Kontakti

Adresa

Scripture Union Kosova
Rr. Dardania, Objekti Model Sllovenia, Lok. 1,
12000 FUSHË KOSOVË, Republika e Kosovës

 

Numri i Telefonit

+ 383 (0) 44 507 937