Rojet Nga Ankora

Aventurat Fantastike të Biblës
Rojet nga Ankora është një lojë për fëmijët. Ajo është e disponueshme në formë aplikacioni i cili mund të shkarkohet falas në çdo telefon apo tabletë të mençur.

Ky aplikacion është në dispozicion në gjuhën shqipe, pas një bashkëpunimi të frytshëm të Scripture Union Kosova me organizatën simotër nga Anglia dhe Uells. Implementimi i projektit të terren u realizua falë partneritetet të trefishtë: “Scripture Union Kosova”, “Media 7” dhe “Shkëndijë”.

Lansimi i aplikacionit u bë fillim të muajit maj 2018 në tri ceremoni të ndara në Prishtinë, Gjakovë e Tiranë, ku morën pjesë drejtues të kishave të ndryshme. Kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse, janë pikërisht këta pastorë që i kanë hapur dyert e kishave të tyre që ne t’i vizitojmë duke ju prezantuar fëmijëve lojën e tyre të re.
Pas lansimit të projektit, kamioneta e partnerit “Shkëndijë” u stolis me logot dhe animacionet e karaktereve të Ankorës. Ajo u dërgua nëpër rrugët e lagjet e ndryshme të Kosovës e Shqipërisë. Promocion u bë edhe nëpër billborda, reklama digjitale e nëpër rrjetet sociale me thurjen (#) RojetNgaAnkora.
Lansimi i aplikacionit u bë fillim të muajit maj 2018 në tri ceremoni të ndara në Prishtinë, Gjakovë e Tiranë, ku morën pjesë drejtues të kishave të ndryshme. Kjo është shumë e rëndësishme për ne, sepse, janë pikërisht këta pastorë që i kanë hapur dyert e kishave të tyre që ne t’i vizitojmë duke ju prezantuar fëmijëve lojën e tyre të re.

Loja është falas në çdo pajisje mobile

Shkarkojeni nga linqet më poshtë

Rojet nga Ankora është bërë aplikacioni i parë i Krishterë në gjuhën shqipe dhe është në dispozicion për të gjithë. Për më tepër informacione rreth aplikacionit, shkarkimit të tij dhe çdo pyetje, mund ta vizitoni linkun tek Publikimet ose direkt në faqen zyrtare www.rojetngaankora.net