Burime

Scripture Union Kosova që nga themelimi i saj ka punuar për të sjellur sa më tepër burime që mund të përdoren nga kishat por edhe nga individët. Materialet tona tashmë janë në dispozicion dhe ato mund të sigurohen nëpër Libraritë Krishtere. Kur njerëzit hasin në vështirësi për të siguruar kopje të titujve të tyre të preferuar, mund të na shkruajnë dhe ne me kënaqësi ju ndihmojmë. Këtu mund të shihni materialet që Scripture Union i ka botuar vetë ose në marrëveshje me partnerët tonë.

Rojet nga Ankora

Projekti Bibla

Esenca Jezus (E100)

Rojet nga Ankora

Aplikacioni

Rojet nga Ankora është një lojë e dizajnuar në Britaninë e Madhe nga organizata jonë simotër atje dhe ne kemi përkthyer në gjuhën shqipe. Realizimi i tij në gjuhën shqipe u bë falë bashkëpunimit të Scripture Union Kosova me partnerët “Media 7” dhe “Shkëndijë”.

Aplikacioni është i përshtatshëm për telefonat e mençur dhe për tabletë. Aplikacioni është dizajnuar me një grafikë të shkëlqyer. Është i përshtatshëm për fëmijët mes moshës 5 e 11 vjeç.

Çfarë është “Ankora”? Emri rrjedh nga gjuha latine Ancora që do të thotë ankorim. Kuptimi dytësor i fjalës po ashtu përkthehet “mbështetje” dhe “shpresë”. Më tepër informacione rreth lojës ROJET NGA ANKORA mund të grumbulloni duke vizituar faqen zyrtare në internet  www.rojetngaakora.net (shqip) ose www.guardiansofancora.com (anglisht).  

Loja përmban sfida të panumërta për fëmijët duke përfshirë kërcimin parkor, kërkimet për gjetjen e tregimeve të humbura, lexime, kuize, video, etj.

Për ta shkarkuar falas aplikacionin vizito ndonjërën prej platformave (App Store, Google Play ose Amazon) ose duke e afruar kamerën e pajisjes suaj elektronike tek ekrani dhe duke e fokusuar mbi kodin e dëshiruar të QR.

Kurrikula

Për të gjithë fëmijët që tashmë e kanë shkarkuar aplikacionin Rojet nga Ankora dhe po e luajnë këtë aventurë të mahnitshme, Scripture Union është përkujdesur për të siguruar materiale shoqëruese për ta. Materialet o kemi quajtur me një titull përmbledhës: Kurrikula e Ankorës.
Botues i këtyre broshurave është Scripture Union Kosova.

Kurrikula e Ankorës mund t’ju ndihmojë fëmijëve dhe adoleshentëve për t’i kuptuar më mirë përmbajtjet e lojës së luajtur në pajisjet e tyre. Materialet janë të përshtatshme për klube, kampe ose aktivitete të ngjashme për fëmijët. Ato mund të shkarkohen falas e mund të printohen, me kushtin që nuk shfrytëzohen për qëllime komerciale.

Për fëmijët tonë sjellim dy broshura kolor, me vizatime e mesazhe për dy grup mosha të fëmijëve: DITARI I ROJËS dhe TREGIMET E ROJËS.

DITARI I ROJËS është një librezë xhepi e formatit A6. Është e përshtatshme kryesisht për adoleshentë, të grup moshës 10 – 14 vjeç. Libreza ka 88 faqe dhe është kolor.

TREGIMET E ROJËS është një librezë tjetër, por  një formatit A5. Broshura është e përshtatshme për fëmijët e grup moshës 7 – 9 vjeç, por bën edhe për më të vegjël, përderisa fëmija di shkrim-lexim. Broshura ka 56 faqe dhe është kolor.

Reklama

Këtu lart mund të gjeni broshura që mund të shkarkohen falas dhe të shpërndahen për qëllime reklamimi të klubit në kishën lokale. Në kanalin tonë në YouTube mund të gjeni video materiale.

Projekti Bibla

Faktikisht vet emri i projektit Bibla në kanalin YouTube titullohet PROJEKTI BIBLA. Në këtë projekt Bibla shpjegohet libër pas libri nga narratorët ndërsa përcillet me animacione.

Scripture Union Kosova ka koordinuar përkthimin e këtij projekti në gjuhën shqipe. Ne jemi plotësisht koshient për faktin se nëpër shumë vende të botës njerëzit janë në kufizuar në leximin e Biblës. Në Kosovë nuk ka pengesa ligjore për leximin e Biblës në publik, por, shpesh herë të Krishterët janë ankuara se janë maltretuar kur janë zbuluar se po e lexojnë Biblën. Në epokën e internetit, çdo njeri mund të kyçet në pajisjen e tij digjitale dhe ta dëgjojë Biblën në gjuhën e tij.

Të 66 librat e Biblës tashmë janë përkthyer në gjuhën tonë. Çdo libër veças, apo të gjithë librat njëri-pas-tjetrit, mund të ndiqen falas në kanalin YouTube. Materialet janë të përshtatshme për grupe të vogla shtëpiake apo për studime personale e grupore të Shkrimit të Shenjtë. Për t’u qasur në Projektin BIBLA, krejt çfarë ju nevojitet është një pajisje elektronike që është e lidhur me internet. Tek kanali YouTube kërkoni “the Bible Project”, ose klikoni direkt këtu: https://www.youtube.com/user/jointhebibleproject .

Më pas përzgjidhni librin e preferuar të Biblës që dëshironi ta studioni. Meqë narracioni është në gjuhën angleze, ju duhet të përzgjidhni titrat SHQIP, që ndodhet tek Parametrat (SETTINGS) e videos në fjalë.

Besimi Vjen nga Dëgjimi

Në partneritet me LUMO Project, Besimi Vjen nga Dëgjimi ofron burime filmike në shumë gjuhë që ndihmojnë që të përfshihesh me Jetën e Jezusit përmes katër Ungjijve. Këta filma të metrazhit të gjatë e përdorin tekstin e Ungjijve siç është, si një skriptë – fjalë-për-fjalë. Duke qenë i krijuar nga LUMO që shfrytëzon kërkime të zgjeruara teologjike, historike dhe arkeologjike, secili film është adaptuar me audiot e ‘Besimi Vjen nga Dëgjomi’, në gjuhët e botës. Tani, shikuesit dhe dëgjuesit për herën e parë mund ta shikojnë dhe dëgjojnë edhe në gjuhën shqipe. Versioni i përdorur i Biblës është ai i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale Shqiptare. Për më tepër informacione rreth projektit në fjalë, mund ta vizitoni faqen zyrtare të internetit.

www.faithcomesbyhearing.com/what-we-do/gospel-films

Për t’i parë filmat e Ungjillit Sipas Llukës, mund ta vizitoni kanalin e Scripture Union Kosova në YouTube.

Studio Ungjijtë

Esenca Jezus (njihet edhe si E100).

Një libër me 100 lexime përplot reflektime shpirtërore; me 50 tema e përmbajtje të ndryshme nga Dhjata e Vjetër dhe po aq nga Dhjata e Re. Libri është i përshtatshëm për lexime ditore për nxitje frymore e përafrim me Zotin. Ne urojmë që pasi të keni mbaruar së lexuari të 100 devocionet, do të inkurajoheni të kaloni rregullisht kohë me Perëndinë përmes leximit të Biblës dhe lutjes.

Libri është përkthyer në gjuhën shqipe nga titulli i mirënjohur në gjuhën angleze “Essential Jesus”. Në vitin 2016, libri e ka parë dritën pas bashkëpunimit të Scripture Union me shtëpinë botuese “Tenda” në Prishtinë.

Libri ka 169 faqe dhe mund të sigurohet nëpër libraritë krishtere. Për më tepër informacione në gjuhën angleze rreth këtij libri, mund ta vizitoni faqen zyrtare

Jezusi asnjëherë nuk u shndërrua në udhëheqës politik, ushtarak a qeveritar; ai kurrë nuk e deshi këtë. Ai kurrë nuk e pati në pronësi një korporatë shumëkombëshe e as nuk mblodhi ndonjë pasuri do të mburrej; nuk kishte nevojë ta bënte. Ai kurrë nuk shkroi libër, kurrë nuk organizoi turne koncertesh, kurrë nuk u shfaq në televizor, kurrë nuk pati një bisedë radiofonike ose të kishte një blog të tijin. Ai lindi në një stallë, u rritu si punëtor krahu, mbeti beqar për tërë jetën, nuk pati fëmijë dhe u kryqëzua në moshën 33 vjeçare… Çfarë ka të veçantë Jezusi?” (Fragment nga Hyrja).

Sfida e Madhe e Biblës

Një libër me tregimet e Biblës për fëmijë. Libri është një prezantim i 100 tregimeve biblike në një format ngazëllues e miqësor ndaj fëmijëve. Të gjitha tregimet janë të grupuara në 20 sfida, prej nga edhe e ka marrur emrin titulli i librit.

Sfida e madhe e Biblës është dizajnuar për fëmijët e grup moshës 7 – 12 vjeç. Është lehtë i përdorshëm nga fëmijët, me ose pa ndihmën e të rriturve. Në rast se përdoret bashkë me librin “Esenca Jezus”, atëherë e tërë familja, grupi shtëpiak ose klubi mund të përfshihet njëkohësisht në diskutime. 

Libri ka gjithsejtë 128 faqe kolor, me një printim tejet cilësor. Ka dalur nga shtypi në vitin 2016 dhe mund të gjendet nëpër libraritë krishtere. Botues është Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, Tiranë, Shqipëri, ndërsa Scripture Union mban të gjitha të drejtat autoriale.

Tregimi i Madh i Biblës

Është një broshurë e dizajnuar enkas për fëmijët. Është një botim i SU International i vitit 2017 ndërsa në shqip për herën e parë botohet nga SU Kosova në vitin 2021.

Ilustrimet janë të librit “Sfida e Madhe e Biblës”. Nga kjo kuptojmë, se kjo broshurë është e ndërlidhur më librin në fjalë, prandaj, edhe mund të përdoret bashkërisht më të. Është një botim i përshtatshëm për Klube Biblike, Shkollat të së Dielës ose Kampe.

Broshura është me pesë palosje, me print kolor dhe me plastifikim mat. Në brendësinë e broshurës shfaqet me piktura dhe vargje Historia Mahnitëse e Biblës që nga Krijimi e deri në Qiellin e Ri e Tokën e Re. Njeriu si krijesa më e dashur e Zotit është pjesë e tregimit të Zotit!

Broshura mund të shkarkohet falas nga faqja jonë në internet dhe mund të printohet për nevojat e komunitetit të Krishterë me kushtin që kopjet e riprintuara nuk shfrytëzohen për qëllime komerciale.