Devocione

Devocione

Scripture Union Kosova ka publikuar dy devocione të saja. Ato titullohen “Shpresë për ty” dhe “Ecja në hir, paqe dhe dashuri”. Për dallim prej titujve tjerë që janë përkthyer në nga gjuhët tjera në shqip, këto dy devocione janë hartuar nga besimtarë të kishave të ndryshme të Kosovës.

Ungjilli sipas Markut është botuar në vitin 2015 në Prishtinë. Ai ofron 31 ditë lexime ditore si reflektime shpirtërore. Libreza ka një format të përshtatshëm për mbajtjen e shënimeve dhe ka 34 faqe. Libri mund të gjendet në libraritë krishtere.

Letra drejtuar Efesianëve është botuar në vitin 2016 në Prishtinë. Ai ofron 31 ditë lexime ditore si reflektime shpirtërore. Libreza ka një format të përshtatshëm për mbajtjen e shënimeve dhe ka 36 faqe. Libri mund të gjendet në libraritë krishtere

Plani Për Leximin e Biblës

Çdo fund vit, Scripture Union nxjerr një plan një vjeçar për lexime ditore të Shkrimit të Shenjtë – Biblës. Në këtë plan janë të përfshira pjesët më frymëzuese të Biblës dhe kanë për qëllim rritjen e besimtarit në besimin e tij.

Po të njëjtin plan, Scripture Union Kosova e ka ndarë në 12 muaj. Çdo fillim muaji ne postojmë në faqen tonë në Facebook planin mujor dhe shpërndahet falas.

Libri im i Vogël i Kuq

Një prezantim i mrekullueshëm i tregimit të Krishtlindjes për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. 

Ndërsa fëmijët janë të vegjël, para se të mësojnë shkrim-lexim, mund të jetë e vështirë të dimë si t’ua prezantojmë Biblën. “Libri im i vogël i kuq” është një mënyrë krijuese për ta prezantuar Biblën në një formë të kënaqshme për fëmijët e vegjël.

Në vitet e para të jetës së tyre, fëmijët rriten shpejt dhe mësojnë më tepër se pothuaj të gjitha pjesët tjera të fëmijërisë së tyre. Ky libër është një mënyrë ideale për t’ju mësuar atyre hapat e parë për leximin e Biblës, p.sh. gjatë kohës së para gjumit.

Këtë libër dhe shumë tjera mund t’i porositni duke na shkruar ose kontaktuar direkt.

Libri im i Vogël i Kaltër

Një prezantim i mrekullueshëm i mrekullive të Jezusit për fëmijët e moshës 3-6 vjeç. 

Ndërsa fëmijët janë të vegjël, para se të mësojnë shkrim-lexim, mund të jetë e vështirë të dimë si t’ua prezantojmë Biblën. “Libri im i vogël i kaltër” është një mënyrë krijuese për ta prezantuar Biblën në një formë të kënaqshme për fëmijët e vegjël.

Në vitet e para të jetës së tyre, fëmijët rriten shpejt dhe mësojnë më tepër se pothuaj të gjitha pjesët tjera të fëmijërisë së tyre. Ky libër është një mënyrë ideale për t’ju mësuar atyre hapat e parë për leximin e Biblës, p.sh. gjatë kohës së para gjumit.

Këtë libër dhe shumë tjera mund t’i porositni duke na shkruar ose kontaktuar direkt.