Trajnime

Konferencë për Familjen

Familja është qeliza e një shoqërie, megjithatë martesa është qendra e asaj shtëpie te shëndetshme.
Përmes Konferencës “Të flasim për familjen”, synojmë të tubojmë çiftet e martuara krishtere për të diskutuar rreth temave me interes të familjes dhe përballja me mjedisin si realitet në të cilin i rrisim fëmijët tonë.

Mbrojtja e Fëmijëve

Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka aprovuar Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve më 27 qershor 2019. Deri në këtë datë Kosova ishte pa ligj për mbrojtjen e fëmijëve. Shumica dërrmuese e organizatave në Kosovë nuk kanë politika për mbrojtjen e fëmijëve brenda institucionit.

Scripture Union ka organizuar dhe synon të organizojë mbi baza të rregullta trajnime në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Kemi për qëllim rritjen e vetëdijesimit për këtë temë mjaft delikate.

Kampe

Kampet Verore janë në zemër të Shërbesës së SU-së gjithandej në botë, dhe po ashtu e Scripture Union Kosova. Historia e kampeve tona verore në Kosovë nuk është aq e gjatë. Ne jemi të përkushtuar ndaj kampeve verore, e synojmë që në të ardhmen të organizojmë edhe kampe dimërore.

Në këtë fazë, sidoqoftë, kampet verore janë jo rezidente dhe janë të grupmoshave për fëmijëve dhe të rinj. Gjatë 3-5 ditëve sa zgjasin kampet tona, të krishterët dhe myslimanët preken nga Fjala e Zotit. Kampet tona po ashtu variojnë në kampe të dedikuara për fëmijë të Krishterë si dhe kampe për jo të Krishterë.

Përveç kësaj, kampet tona dallojnë edhe për nga organizimi. Disa kampe janë të karakterit sportiv, me ç‘rast ne hyjmë në partneritet me kishat lokale ose institucionet tjera publike. Përmes këtyre kampeve, fëmijët dhe të rinjtë ushtrohen në praktika e teknika të ndryshme sportive, të sporteve të ndryshme. Sigurisht që nuk mund të anashkalohen sportet më të popullarizuara në Kosovë, siç janë futbolli e basketbolli. Por ata ushtrohen edhe në sporte tjera si hokej, frizbi, etj.

Në cilindo variant të kampeve, njohja me Fjalën e Zotit dhe më Krijuesin, janë zemra e këtyre aktiviteteve tona.

Sigurisht që organizimi i kampeve ka sfidat e veta. Ndër sfidat më të theksuara për shërbesën e SU Kosova janë: kostoja e lart që bëhet vështirë e përballueshme; mungesa e vullnetarëve marrë për bazë faktin se në këtë pjesë të botës vullnetarizmi nuk shihet me sy të mirë për faktin se për kaq shumë vite njerëzit janë detyruar të vullnetarizojnë për partinë komuniste. Por, me hirin e Zotit, kemi parë që këto sfida janë tejkaluar në masë të madhe.